Website-Kopfzeile

Jutta Benzenberg është fotografe dhe jeton e punon në Gjermani dhe në Shqipëri. Me bashkëshortin e saj, intelektualin dhe shkrimtarin Ardian Klosi, ka regjistruar udhëtimet e saj nëpër Shqipëri në vëllime me fotografi e tekst dhe në ese-fotografi duke hedhur kështu një vështrim të saktë mbi vendin dhe popullsinë e tij (ndër të tjera "Albanisches Überleben" dhe "Ahead with the past"). Në plan të parë të punës së saj kanë qenë si të mbijetuarit e diktaturës komuniste, personazhe të njohur të historisë shqiptare ashtu edhe përditshmëria e njerëzve të zakonshëm. Përveç kësaj, ajo shoqëroi si fotografe kryeministrin në detyrë Edi Rama. Në sajë të punës së saj shumëvjeçare në vend ka arritur të ketë komunikime të afërta dhe lidhje të mira me personalitete të ndryshëm në fushën e politikës, kulturës, religjionit, etj. Krahas punës të saj private artistike, ajo është angazhuar në projekte me organizata ndërkombëtare për ndihmë zhvillimore në komunitet e më gjerë, të tilla si GIZ, UNICEF, UNDP dhe shumë të tjera. Ajo është po ashtu anëtare e agjencisë “Fokus“ dhe ka kontribuar shumë me punën, asistencën dhe bashkëpunimin e saj edhe në median shqiptare.
Punimet e saj janë të ekspozuara në mbarë Evropën, si edhe në SHBA.

Institution

Rechtsstatus

Quellenangabe

„Jutta Benzenberg është fotografe dhe jeton e punon në Gjermani dhe në Shqipëri. Me bashkëshortin e saj, intelektualin dhe shkrimtarin Ardian Klosi, ka regjistruar udhëtimet e saj nëpër Shqipëri në vëllime me fotografi e tekst dhe në ese-fotografi duke hedhur kështu një vështrim të saktë mbi vendin dhe popullsinë e tij (ndër të tjera "Albanisches Überleben" dhe "Ahead with the past"). Në plan të parë të punës së saj kanë qenë si të mbijetuarit e diktaturës komuniste, personazhe të njohur të historisë shqiptare ashtu edhe përditshmëria e njerëzve të zakonshëm. Përveç kësaj, ajo shoqëroi si fotografe kryeministrin në detyrë Edi Rama. Në sajë të punës së saj shumëvjeçare në vend ka arritur të ketë komunikime të afërta dhe lidhje të mira me personalitete të ndryshëm në fushën e politikës, kulturës, religjionit, etj. Krahas punës të saj private artistike, ajo është angazhuar në projekte me organizata ndërkombëtare për ndihmë zhvillimore në komunitet e më gjerë, të tilla si GIZ, UNICEF, UNDP dhe shumë të tjera. Ajo është po ashtu anëtare e agjencisë “Fokus“ dhe ka kontribuar shumë me punën, asistencën dhe bashkëpunimin e saj edhe në median shqiptare.
Punimet e saj janë të ekspozuara në mbarë Evropën, si edhe në SHBA.
,” Religionen in Albanien, zuletzt aufgerufen am 20. Januar 2021, https://ausstellungen.deutsche-digitale-bibliothek.de/religionen-albanien/items/show/125.